forumi islamik
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
forumi islamik


 
ForumLatest imagesKërkoRegjistrohuidentifikimi

 

 rregullat e forumit islamik!

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Administratori
Admin
Administratori


Numri i postimeve : 4
Join date : 02/06/2009
Age : 27

rregullat e forumit islamik! Empty
MesazhTitulli: rregullat e forumit islamik!   rregullat e forumit islamik! Icon_minitimeTue Jun 02, 2009 10:20 pm

Rregullat e Forumit


Es selamu Alejkum Ue Rahmetullahi Ue Berekatuhu

Allahu të ruajt vëlla i nderuar/motër e nderuar.

Mirë se vjen në forumin tënd në mesin e vëllazërive tu, me lehtësi qofsh i ardhur në lidhjen e Realitetiislame, e Lusim Allahun me fisnikërinë e tij që të jetë anëtarësimi i juaj në forum i mirë dhe i bekuar, dhe të kenë dobi nga ty vëllezërit e tu, dhe të e bënë atë që e shkruan argument ndaj teje e jo kundër teje dhe të e rëndoj me të peshoren e të mirave tua.

Na gëzon qysh në fillim që t’iu përkujtojmë vetën tonë dhe juve me fjalën e Allahut subhanehu ue teala: {5:1. O ju që besuat! Zbatoni premtimet }


Përkujto vëlla fisnik se forumi ynë është forumi thirrës i pa kufizuar, nuk marrim pjesë në asnjë organizatë apo parti, apo shtet, qëllimi ynë është diskutimi me fjalë të mira të dobishme të cilat përmirësojnë gjendjen e umetit tonë, dhe ti bashkojmë zemrat e muslimanëve në gjitha trojet e botës.

E për personalitetin tuaj fisnik është një listë me disa kushte për regjistrim në forumin tonë të bekuar shpresojmë nga ju mirëkuptim në përmbajtjen e tyre në atë që vijon, e Allahu është që drejton në atë që është më mirë:





1. Gjuha kryesore e Forumit është GJUHA SHQIPE!

* Duhet të shpreheni në gjuhën shqipe. Gjuhët e tjera do të lejohen vetëm në rastet kur shprehni:
a) thënie argumentuese(me kusht që të jenë të përkthyera)
b) terme apo fjalë që nuk kanë përkthime adekuate në gjuhën shqipe.
c) ose mund të shkruhen në rubrikën për gjuhë të huaja: Për momentin ekziston vetëm rubrika Anglisht.

Në rast shkelje të kësaj pike postimi do të ndryshohet ose fshihet!



# A lejohet dialekti në Forum? Po, mjafton që të jeni të kuptueshëm në të shkruar.

2. Jo ofendime apo sharje personale ndaj anëtarëve të Forumit.

* Ndalohen rreptësisht postimet që kanë për qëllim të shajnë me fjalë ofenduese drejtpërdrejt ndonjë antarë të forumit, apo ndonjë pre personaliteteve islame. Shkelja e kësaj pike do sjellë si pasojë paralajmërimin për heqjen e së drejtës të postimit në Forum ose në përjashtim definitiv nga Forum-i.
(Anetaret e forumit gjate debateve apo replikimeve duhet debatojne vetem rreth temes se parashtruar e jo te jene dedikuar personit qe ka postuar temen ne fjale, me qellim qe te mos cenohet privatizimi i jetes se tij. Nuk lejohet tallja apo ofendimet qe behen ndaj antareve ne menyre publike.Ne rast se ndodh kjo atehere nga ana e stafit do te meren masa ndeshkuese.)




3. Ndalohen rreptësisht postimet që përmbajnë foto të femrave në Forum

* Ndalohen postimet me përmbajtje të femrave të zbuluara qofshin ato (shkrime, foto, lidhje në faqe të tilla). Shkelja e kësaj pike do të sjelle si pasojë përjashtimin e juaj nga Forumi

4. Duhet të respektoni mendimet e diskutuesve.

* Nëse e keni të vështirë të pranoni mendimet e tjerëve dhe mundoheni të impononi mendimet tuaja me forcë, sinqerisht, ju jeni në vendin e gabuar.
(Sjellja e anetareve te forumit duhet te jete ne nje nivel te larte, te diskutohet ne menyre parlamentare pa perdorim te arogances dhe mendjemadhesise apo te perdoren fjale fyese gjate kundershtimit te mendimeve. Ne rast te kundershtimit te mendimeve atehere duhet te paraqiten shkaqet por te moj jete ajo nje kulture e rruges por siq i takon tamam nje muslimani.Ne te kunderten ndaj anetareve qe si permbahen kesaj rregullore do te miret masa nga ana e Stafit.)



5. Temat e njëjta (me të njëjtën tematikë) - BASHKOHEN, TRASFEROHEN ose FSHIHEN

* Postimet duhet ti përkasin temës përkatëse si dhe gjithashtu temat e reja duhen ti përkasin kategorisë përkatëse. Në rast të kundërt postimi do të transferohet.

6. Postimet e Mesazheve janë pronë e antarve të Forumit.

* Çdo do postim konsiderohet pronë e antarit të Forumit dhe si i tillë i antari merr përgjegjsin për postimet e veta. Ndersa shkrimet qe sjellen ne forum ne form te COPY PAST duhet qe te ceken autorët e atyre shkrime, përndryshe ne nuk mbajmi përgjegjsi për sjelljen e atij texti ne forum.
Në rast se keni ndonjë koment personal për ndonjë postim, mund të kontaktoni me Stafin e Forumit (Admin dhe Moderator).
(Te gjitha postimet qe jane te huazuara dhe te postuara ne kete forum duhet ta permbajne edhe autorin ose perkthyesin e tyre per shkak te ruajtjes se autenticitetit.Dhe çdo antar qe paraqitet si pronar i ndonje teksti te huazuar ai do ta mer pergjegjesine e tij.)


7. Nuk lejohen reklamat ose propaganda!

* Reklama e gjëra të paautorizuara në Forum janë rreptësisht të ndaluara. Një gjest i tillë do të rezultojë në fshirjën ose editimin e Mesazhit nga Stafi i Forumit.
Gjithashtu nuk lejohet që firma juaj të përmbaj reklamë pamarre parasysh se çfarë reklame është ajo.

8. Përmbajtja e Temave

* Stafi administrativ dhe moderues nuk mban ASNJË përgjegjësi për temat e hapura nga anëtarë të ndryshëm rreth opinioneve të tyre, por merr masa kur temat e hapura apo postimet e bëra janë KUNDËR rregullores së Forumit.
Moderatori duhet të luajë një rol sa më neutral në tensionet që shpesh ngrihen në debatet e forumit. Ai duhet të jetë gjakftohtë dhe të përpiqet që të qetësojë gjëndjen duke u bazuar në të mirën e të gjithëve dhe pa dyshim në rregulloren e forumit.
Në rast se tensioni rritet atëhere është përgjegjësia e moderatorit që ta reportojë tek Administratorët e forumit.



9. Kërkoj, Ndihm, Patjeter.

* Nëse ju nevojitet diçka me rëndësi pa marrë parasysh në cilin forum jeni dhe kërkoni atëherë sipas rregullave ju lutem shkruani në titullin e postimit çfarë kërkoni
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://forumi-islamik.albanianforum.net
 
rregullat e forumit islamik!
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
forumi islamik :: gjithqka reth forumit islamik :: rregullat e forumit islamik!-
Kërce tek: