forumi islamik
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
forumi islamik


 
ForumLatest imagesKërkoRegjistrohuidentifikimi

 

 Pse nuk Falesh ……?!!

Shko poshtë 
AutoriMesazh
arjana_88




Numri i postimeve : 2
Join date : 20/02/2010

Pse nuk Falesh ……?!! Empty
MesazhTitulli: Pse nuk Falesh ……?!!   Pse nuk Falesh ……?!! Icon_minitimeSat Feb 20, 2010 9:19 pm

Pse nuk Falesh ……?!!



-A e din se Allahu të urdhëron që të falësh namaz ?
Allahu Subhanehu ue teala thotë:
2:238. Vazhdoni rregullisht namazet (faljet), e edhe atë namazin e mesëm, dhe ndaj All-llahut të jeni respektues (në namaze).



-A e dinë se namazi është porosia e funditë e të Dërguarit alejhi selam kur doli nga kjo botë ?
I Dërguari alejhi selam në shtratin e vdekjes ka thënë: (Namazin, Namazin, dhe ata që i keni nën mbikqyrjen tuaj –grat-).



-A e dinë se namazi është çelës i çdo të mire ?

Ibën el-Kajimi –Allahu e mëshiroftë- thotë: (Namazi është: Sjellës i furnizimit, ruajtës i shëndetit, penges i dëmeve, largues i sëmundjeve, ndriçues i fytyrës, gëzues i shpirtit, largues i përtacisë,freskues i gjymtyrëve, zgjatës i fuqisë, hapës i gjoksit, furnizues i shpirtit, ndriçues i zemrës, ruajtës i dhuntisë, pengesë e fatkeqësisë, shkaktarë për shtuarjen e bekimit, largues i shejtanit, afrues ndaj Mëshiruesit.)



-A e din se Allahu subhanehu ue teala distancohet nga lënësi i namazit ?
I Dërguari alejhi selam thotë:
(Mos e le namazain qëllimisht, ngase ai i cili e lenë me qëllim është ngritur nga ai mbrojtja e Allahut dhe e të dërguarit) dmth. s’ka mbrojtje dhe as siguri.)


-A e din se Pejgamberi alejhi selam e ka cilësuar lënësin e namazit me Kufr ?
Ka thënë i Dërguari alejhi selam:
(Ndërmjet njeriut dhe ndërmjetë kufrit është lënia e Namazit)



-A e dinë se ai i cili nuk falet nëse vdes nuk vorroset në varrezat e muslimanëve ?..



-A e din si dënohetë lënësi i Namazit në varr?
I Dërguarii Allahut alejhi selam ka thënë:
(Erdhëm te një njeri i shtrir, dhe pam tek ai një tjetër në këmb me gurë, dhe ia lëshonte gurin mbi kokën e tij dhe ia çante , dhe rrëshqite guri, e mirrte dhe nuk u kthente te ai deri sa u kthente koka e tij sikur që ka qenë, dhe kthehshte dhe vepronte me të sikur që veproi në herën e parë, dhe i thash: Allahu është pa të meta (Subhanellah)! Çfar janë këto ? Tha Xhibrili alejhi selam: (Ky është njeriu i cili flen në namazet farze)




-A e dinë se sendi i parë për të cilën do të japish llogari është Namazi ?
I Dërguari alejhi selam ka thënë:
(Llogaria e parë për të cilën do të llogaritet robi në ditën e Kiametit është për namazin, nëse e ka në rregull, rregullohen të gjitha veprat e tij, e nëse prishet, prishen të gjitha veprat e tij.)




-A e dinë se lënësi i namazit ringjallet ditën e kiametit me Feraonin ?..
I Dërguari alejhi selam ka thënë :
(Kush përkujdeset për atë –d.m.th Namazin- ajo është për të dritë dhe argumentë ditën e kiametit, dhe kush nuk përkujdeset për të nuk do të ketë drit dhe argument, dhe as shpëtim, dhe do të jetë ditën e kiametit me Karunin dhe Feraonin dhe Hamanin dhe Ubej ibn Halefin.)




-A e dinë se lënësi i namazit është me kriminelët në xhehenem ?
Allahu subhanehu ue teala thotë:
{Secili njeri është peng i veprës së vet. Përveç atyre të djathtëve. Që janë në xhennete e i bëjnë pyetje njëri-tjetrit, Përkitazi me kriminelët (e u thonë): “Çka u solli juve në Sekar?” Ata thonë: “Nuk kemi qenë prej atyre që faleshin (që bënin namaz).} (74:38-43)}



E pasë gjithë kësaj...... PSE NUK FALESH ?!!!



Ti je i lirë për atë që zgjedh, ose rrugën e Mëshiruesit ose rrugën e Shejtanit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Pse nuk Falesh ……?!!
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
forumi islamik :: Tema islamike :: Salati - Namazi-
Kërce tek: